Ndërlidhjet

SHBA: Senatori Levin pret reduktim të fuqishëm në Afganistan


Kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, Karl Levin, beson se presidenti Barak Obama, është i prirur kah një “reduktim i fuqishëm” i trupave amerikane në Afganistan, këtë verë.

Duke u shprehur lidhur me planet e zotit Obama për fillimin e tërheqjes, gjatë këtij korriku, të disa prej afro 100 mijë ushtarëve amerikanë në Afganistan, ai tha se beson se tërheqja “do të jetë e fuqishme në çdo rast”.

Zoti Levin, poashtu, beson se kjo tërheqje e fuqishme do të “përforcohet nga zhvillimet”, duke pasur parasysh vrasjen e liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, nga forcat amerikane në Pakistan.
XS
SM
MD
LG