Ndërlidhjet

Siri: Dhjetë të vrarë dhe qindra të arrestuar në qytetin Dera


Një zëdhënës i ushtrisë tha se forcat e sigurisë së Sirisë i kanë vrarë 10 vetë dhe 499 të tjerë i kanë arrestuar, gjatë ndërhyrjeve shtëpi më shtëpi, në qytetin Dera, të dielën.

Banorët kanë thënë se meshkujt e moshës prej 15 e deri në 40 vjeçare, janë arrestuar dhe dërguar në qendrat e burgimit.

Javën e fundit, ushtria në Siri i ka përdorë tanket për ta marrë kontrollin në Dera, qytet që është qendër e protestave kundër pushtetit represiv të presidentit, Bashar al-Asad.

Raportohet se arrestime ka pasur edhe në qytetet lindore, Qamishli, Raqa dhe në lagjet e Damaskut.

Sirianët po vazhdojnë të protestojnë, përkundër arrestimeve dhe shkeljes së dhunshme të forcave të sigurisë, nga të cilat janë vrarë së paku 560 civilë.
XS
SM
MD
LG