Ndërlidhjet

Kharzai: Ekstremizmi e kërcënon prosperitetin


Presidenti i Afganistanit Hamid Kharzai tha se ekstremizmi dhe terrorizmi janë “kërcënimet më sfiduese” për prosperitetin e rajonit.

Në fjalimin në një konferencë rajonale ekonomike në Islamabad, Kharzai tha se ekstremistët i kanë detyruar qindra mijëra njerëz që t’i braktisin shtëpitë e tyre.

“Sot pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit kanë rënë pre e mizorive të militantëve dhe terroristëve, duke detyruar qindra mijë burra, gra dhe fëmijë, t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Në konferencën dy ditore marrin pjesë vendet e rajonit, aleatët e Perëndimit dhe agjencitë finan siare ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG