Ndërlidhjet

Sejdiu: Vizita e Joe Biden është historike


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka vlerësuar se vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë do të jetë historike, dhe se do të jetë sinjal i ri për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Vizita do të jetë e veçantë dhe e një rëndësie historike”, vlerësoi Sejdiu, duke shtuar se ardhja e nënpresidentit amerikan do të jetë në shenjë të mbështetjes për Kosovën, demokracinë dhe zhvillimin e suksesshëm të të gjitha vendeve të rajonit.

Sipas presidentit të Kosovës, vizita e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të jetë rast i mirë për të konfirmuar përkushtimin e dyanshëm të bashkëpunimit të mëtejmë midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG