Ndërlidhjet

Mijanmar: Akuzohet liderja e opozitës


Një avokat i lideres opozitare në Mijanmar, Aung San Suu Kyi, tha se ajo është akuzuar nga autoritetet për shkelje të kushteve të arrestit të saj shtëpiak. Gjykimi i saj është planifikuar për këtë të hënë.

Liderja 63 vjeçare e opozitës në Mijanmar, ish Birmani, e që është edhe fituese e çmimit Nobel për paqe, sot është marrë nga shtëpia e saj dhe është dërguar në burg.

Ajo ishte në arrest shtëpiak për 19 vite.

Akuza e fundit ka të bëjë me hyrjen e një amerikani në shtëpinë e saj para një jave. Motivet e këtij amerikani, që është arrestuar, janë të paqarta.
XS
SM
MD
LG