Ndërlidhjet

OKB: 834 mijë refugjatë në Pakistan


Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 834 mijë civilë janë larguar nga luftimet e fundit ndërmjet forcave qeveritare të Pakistanit dhe talibanëve në veriperëndim të vendit.

Ata u janë bashkuar 500 mijë të tjerëve, të cilët ikën nga luftimet vitin e kaluar.

Komisioneri i Lartë për Refugjatë, Antonio Guterres, gjatë vizitës që i bëri një kampi të të zhvendosurve, tha se Pakistani ka nevojë për ndihmë masive ndërkombëtare për të shmangur tragjedinë.

Qeveria e Pakistanit e ndërmorri ofenzivë në prill kur militantët u përpoqën t’i vënë nën kontroll rajonet fqinje pas një marrëveshje kontraverze në luginën Swat.
XS
SM
MD
LG