Ndërlidhjet

Netanyahu: Papa të ngrejë zërin kundër Ahmadinejad


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje Papa Benediktit XVI që “ta ngrejë zërin” dhe ta shfrytëzojë autoritetein e tij moral për ta dënuar retorikën anti-izraelite të presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejad.

Netanyahu dhe pontifikati u takuan privatisht rreth 15 minuta, ku i shkëmbyen pikëpamjet rreth Lindjes së Mesme. Benedikti vazhdimisht ka bërë thirrje për themelimin e atdheut Palestinez gjatë pelegrinazhit aktual në Tokën e Shenjtë.

Kreu i Kishës Katolike pritet ta përmbyllë turneun në Lindjen e Mesme me vizitën në Jerusalem, në vendin ku të krishterët besojnë se u kryqëzua dhe u ringjall Jezu Krishti.
XS
SM
MD
LG