Ndërlidhjet

Nacionalistët serbë e kundërshtojnë vizitën e Bajdenit


Nacionalistët e Serbisë sot kanë shprehur pakënaqësi me vizitën e ardhshme të zëvendës presidentit amerikan, Xho Bajden, duke e akuzuar atë se është anti serb, raporton agjencia AP.

Zoti Bajden arrinë në Serbi javën e ardhshme, në kuadër të turneut në Ballkan, që përfshinë edhe vizitat në Kosovë dhe në Bosnjë Hercegovinë.

“Ne besojmë se deklaratat dhe politikat e Xhozef Bajdenit janë në kundërshtim me interesat e Serbisë dhe të popullit serb”, tha Jovan Palaliç, nga Partia Demokratike e Serbisë.

Politikani tjetër, Aleksandar Vulin, tha se Xhozef Bajden “nuk është i mirëseardhur në Serbi”.
XS
SM
MD
LG