Ndërlidhjet

Lituania fitoi gruan e parë presidente


Lituania fitoi gruan e parë presidente, pasi Dalia Grybauskaite, komisionere aktuale për Buxhet i Bashkimit Evropian, fitoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale.

Rezultatet zyrtare treguan se 53 vjeçarja Grybauskaite ka fituar rreth 69 % të votave. Ajo do të zëvendësojë presidentin Valdas Adamkus, i cili shërbeu dy mandate 5-vjeçare.

“Sfidat më të mëdha do të jenë ngecja ekonomike dhe korrupcioni. Këto do të jenë sfidat, me të cilat ne së bashku do të përballemi”, tha Grybauskaite.

Pas disa vitesh të rritjes ekonomike, Lituania, anëtar i BE-së dhe NATO-s, pati rënie dyshifrore ekonomike dhe rritje të papunësisë.
XS
SM
MD
LG