Ndërlidhjet

Obama dhe Netanjahu do të bisedojnë për Iranin


Kryeministri Benjamin Netanjahu, planifikon t’i diskutojë mënyrat për të parandaluar Iranin që të sigurojë armë bërthamore në takimin që sot në Uashington do ta ketë me presidentin Barak Obama, tha këshilltari i parë i kryeministrit izraelit.

Uzi Arad, këshilltar për Siguri Kombëtare, deklaroi se Izraeli është i shqetësuar sepse Irani vazhdimisht po bën progres në aftësimin ushtarak bërthamor.
Sipas tij, një Iran i pajisur me armë bërthamore do të ishte kërcënim “ekzistencial” për sigurinë e Izraelit.

“Siç është planifikuar, z. Netanjahu do të fokusohet në çështjen bërthamore të Iranit. Kjo është e qartë, jo vetëm sepse ai paraqet kërcënim ekzistencial për sigurinë e Izraelit, por sepse Irani vazhdimisht po bën progres drejt aftësimit ushtarak bërthamor”, tha Arad.

Lidhur me konfliktin izraelito palestinez, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Izraelit mohoi të komentojë nëse Netanjahu do t’i mbështesë parimet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barak Obama.
XS
SM
MD
LG