Ndërlidhjet

OKB: Në Pakistan – 1.5 milion të zhvendosur


Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara vlerëson se nga luftimet ndërmjet ushtrisë dhe militantëve talibanë në Pakistan, janë zhvendosur rreth 1. 5 milion njerëz, gjatë këtij muaji.

Zëdhënësi i UNHCR-it, Ron Redmond, tha se këtij numri i shtohet dhe shifra prej më se 550.000 njerëzve, të cilët ishin zhvendosur më parë.

Kështu, numri total i të zhvendosurve arriti në 2 milionë.

Deklarata e UNHCR-it u bë në kohën kur Pakistani thotë se ofensiva aktuale kundër militantëve talibanë po zhvillohet me sukses dhe ka premtuar se do t’i ndihmoj personat e zhvendosur nga luftimet aktuale në veriperëndim të këtij vendi.

Zyrtarë të Pakistanit thonë se gjatë tri javëve të ofensivës ushtarake, janë vrarë më se 1 mijë militantë.
XS
SM
MD
LG