Ndërlidhjet

Obama: Duam Iranin në komunitetin botëror


Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se prêt që deri në fund të këtij viti do të bëjë vlerësimin nëse Irani është serioz rreth çështjes së bisedimeve për programin bërthamor. Obama mbrëmë pas takimit me kryeministrin izraelit Benxhamin Netanjahu u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara dëshirojn të shohin Iranin brenda komunitetit botëror, por bisedimet nuk mund të jenë të pafundsishme.
Obama ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të kërkojn sanksione shtesë ndaj Iranit nëse Teherani refuzon përpjekjet amerikane për fillimin e bisedimeve rreth programeve bërthamore.
Presidenti Obama angazhohet për bisedime të drejtpërdrejta me Teheranin, por Irani ende nuk është përgjegjur pozitivisht ndaj kësaj oferte.
XS
SM
MD
LG