Ndërlidhjet

Xhon Kredok në vizitë lamtumirëse në Kosovë


Komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Xhon Kredok, u takua sot në Kosovë me komandantin e KFOR-it, Gjuzepe Gaj, i cili e ka njoftuar për funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ka njoftuar komanda e KFOR-it në Prishtinë.

Dje Kredok u takua me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Fejt dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Tina Kajdanou.

Kredok qëndroi për vizitë lamtumirëse në Kosovë, pasi këtë verë do t'ia dorëzojë komandën admiralit amerikan Xhejms Stavridis.
XS
SM
MD
LG