Ndërlidhjet

Bajden sot në Kosovë


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës, Bajden do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nënpresidenti Bajden gjithashtu do t’i vizitojë trupat amerikane në kuadër të KFOR-t në bazën Bondstill, si dhe do të vizitojë manastirin e Deçanit.

Bajden e filloi turneun ballkanik të martën me vizitën në Bosnje e Hercegovinë, ku deklaroi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa të mërkurën në Beograd, pas takimit me presidentin Boris Tadiq, ai tha se dy palët janë dakorduar se nuk janë dakord në qëndrimet e tyre rreth Kosovës.

Vizita e nënpresidentit Bajden në Kosovë përfundon më 22 maj.
XS
SM
MD
LG