Ndërlidhjet

SHBA ndajnë teknologjinë bërthamore me Emiratet


Presidenti Barak Obama është dakorduar që Shtetet e Bashkuara ta ndajnë teknologjinë për reaktorin bërthamor me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i dhënë kështu dritë të gjelbërt marrëveshjes, e cila u nënshkrua në ditët e fundit të administratës së Xhorxh Bushit.

Marrëveshja krijon kornizë legale për Shtetet e Bashkuara që të transferojnë sende të ndjeshme bërthamore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Obama tha përmes një deklarate se marrëveshja “do të promovojë, dhe nuk do të përbëjë rrezik të paarsyeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”.

Pakti tash shkon në Kongres, i cili do të ketë 90 ditë që ta miratojë apo ta refuzojë.
XS
SM
MD
LG