Ndërlidhjet

Ambasada Amerikane falënderon popullin e Kosovës



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka falënderuar popullin e Kosovës për mikpritjen e ngrohtë dhe zemërgjerë që i ofroi nënpresidentit amerikan, Xho Bajden, gjatë qëndrimit në Kosovë më 21 maj.

Në një komunikatë për opinion thuhet se “ndonëse nënpresidenti nuk pati mundësi të takohet personalisht me gjithë ata mijëra njerëz që shfaqën entuziazmin e tyre duke u rreshtuar pranë rrugëve të Kosovës, ai ishte i prekur nga të shprehurit masiv të dashurisë dhe respektit”.

Në komunikatë, Ambasada Amerikane gjithashtu ka kërkuar ndjesë “për çdo vështirësi të shkaktuar nga mbyllja e rrugëve dhe masave tjera të nevojshme që ishin të lidhura me vizitën”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG