Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë 34 militantë


Ushtria amerikane njoftoi se forcat e saj dhe ato afgane kanë vrarë 34 militantë gjatë një ndërhyrjeje kundër përpunuesve të drogës, në jug të Afganistanit, këtë javë.

Në njoftim thuhet se me këtë rast, janë konfiskuar afro 15 tonelata narkotikë.

Gjatë operacionit në qytetin Marjeh, që është bazë e përpunimit të narkotikëve dhe seli e militantëve në provincën Helmand, u përdorën edhe sulmet nga ajri.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë, kanë vlerësuar se nga tregtia me narkotikë, talibanët fitojnë deri në 400 milionë dollarë në vit.
XS
SM
MD
LG