Ndërlidhjet

Mitrovicë: Serbët bllokojnë rrugën


Rreth 500 persona, të nacionalitetit serb me së paku 50 automjete të ndryshme, kanë bllokuar sot në mëngjes rrugën magjistrale të Zubin Potokut, në drejtim të pikës kufitare Kosovë – Serbi. Bllokimi i rrugës u bë në shenjë kundërshtimi për kontrollin e automjeteve dhe dokumentacioneve në pikat kufitare nga ana e komponentës së EULEX-it, njofton zyra për informim e policisë rajonale në Mitrovicë.

Protesta ka përfunduar me shpërndarjen e protestuesve dhe lirim të rrugës për qarkullim të rregullt dhe pa ndonjë incident.
XS
SM
MD
LG