Ndërlidhjet

Suu Kyi thotë se është e pafajshme


Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Suu Kyi, gjatë gjykimit ka deklaruar se është e pafajshme.

Avokati i saj njoftoi se Suu Kyi i ka thënë gjykatës se nuk është fajtore sepse nuk ka bërë asnjë krim. Suu Kyi akuzohet për shkelje të kushteve të arrestit të saj shtëpiak kur një burrë amerikan, Xhon Jetav, notoi liqenin dhe hyri në shtëpinë e saj pa leje zyrtare.

Suu Kyi përballet me mundësinë e burgimit për 5 vjet.
XS
SM
MD
LG