Ndërlidhjet

Lavrov e fillon vizitën në Siri, Liban


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot e fillon vizitën triditëshe në Siri dhe në Liban.

Pritet që ai në Damask, të marrë pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike, që ka filluar sot.

Rusia e ka statusin e vëzhguesit në këtë organizatë.

Poashtu, ministri Lavrov, do të takohet me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për të diskutuar për procesin paqësor në Lindjen e Mesme.

Nga Damasku, ai pritet të udhëtojë në Bejrut, për të diskutuar lidhur me masat për stabilizimin e raportve ndërmjet grupeve libaneze.
XS
SM
MD
LG