Ndërlidhjet

Obama emëroi ish astronautin për shef në NASA


Presidenti amerikan, Barack Obama, sot ka emëruar ish astronautin, Çarls Bolden, për shef të agjencisë amerikane të gjithësisë, e njohur me shkurtesën NASA.

Nëse ky emërim konfirmohet në Senatin e Shteteve të Bashkuara, atëherë zoti Bolden, do të jetë shefi i parë afrikano-amerikan i kësaj agjencie.

Çarls Bolden ka fluturuar katër herë në hapësirë, ndërsa në dy raste ishte udhëheqës i ekuipazhit.
XS
SM
MD
LG