Ndërlidhjet

Damask: Lavrov u takua me liderin e Hamasit


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, është takuar me liderin e lëvizjes palestineze Hamas, Khaled Mishal, që jeton në ekzil në Siri.

Pas takimit të djeshëm një Damask, zoti Lavrov, tha se shpreson se një delegacion unik i palestinezëve do të marrë pjesë në konferencën e mundshme për paqe në Lindjen e Mesme, në Moskë, më vonë këtë vit.

Palestinezët janë të ndarë, pasi Hamasi kontrollon Rripin e Gazës, ndërsa lëvizja Fatah e presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, dominon në Bregun Perëndimor.

Ministri rus Lavrov, gjendet në Damask, ku po merrë pjesë në tubimin e Organizatës së Konferencës Islamike, në të cilën Rusia ka status të vëzhguesit.
XS
SM
MD
LG