Ndërlidhjet

Kuvajt: 18 ushtarë amerikanë me grip të derrave


Zyrtarët shëndetësorë në Kuvajt thonë se 18 ushtarë amerikanë kanë dalë pozitivë në testet për gripin e derrave në një bazë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kuvajt.

Zëvendës drejtori për shëndetësi publike, Yussef Mendkar, tha sot se ushtarët nuk kanë kontakte me popullatën lokale dhe se ata tashmë janë larguar nga ky vend.

Ambasada amerikane në Kuvajt tha se është e vetëdijshme për rastin, por nuk ka thënë se ku kanë mundur ushtarët të infektohen me këtë sëmundje.

Në mbarë botën, deri tash, janë konfirmuar mbi 12 mijë raste të gripit të derrave, ndërsa 86 vetë kanë vdekur.
XS
SM
MD
LG