Ndërlidhjet

Barak: Izraeli do të rrëzojë 22 vendbanime ilegale


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak tha se mbi 20 vendbanime të paautorizuara hebreje në Bregun Perëndimor do të rrënohen.

Ai tha se kolonët do të largohen forcërisht nëqoftëse rezistojnë.

Qeveria izraelit ende është nën trysninë e Shteteve të Bashkuara për të ndalur aktivitetet e kolonizimit të tokës, e cila pretendohet nga palestinezët.

Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë ndërtimet si pengesa për paqen.

Barak tha se ai do t’i rrënojë 22 vendbanime, për të cilat Izraeli u premtoi Shteteve të Bashkuara se do t’i shkatërrojë në bazë të planit paqësor të vitit 2003.

Grupet që kundërshtojnë ndërtimet thonë se në Bregun Perëndimor ka më shumë se 100 ngulime, pa i numëruar vendbanimet me leje.
XS
SM
MD
LG