Ndërlidhjet

Izraeli "i zhgënjyer" nga takimi Lavrov-Meshal


Izraeli tha se është “thellësisht i zhgënjyer” nga vendimi i qeverisë së Rusisë për t’i mbajtur lidhjet me grupin militant palestinez Hamas.

Komentet e zyrës së kryeministrit u bënë pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u takua të shtunën në Damask me Halid Meshal, udhëheqës në mërgim i Hamasit.

Rusia, e cila është e vetmja nga Katërshja negociatore për Lindjen e Mesme që nuk e bojkoton Hamasin, synon rol më të madh në Lindjen e Mesme dhe dëshiron të jetë organizatore e konferencës për Lindjen e Mesme gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG