Ndërlidhjet

Koreja Veriore zhvillon testim bërthamor


Koreja Veriore ka zhvilluar një testim bërthamor nëntokësor. Agjecia shtetërore e lajmeve e këtij vendi ka raportuar se ky testim është bërë me qëllim të forcimit të potencialeve vetëmbrojtesë bërthamore. Është thënë gjithashtu se ky testim ka pasur forcë më të madhe shpërthyese se testimi i parë që u bë në tetor të vitit 2006.
Tash sa javë Koreja Veriore është kërcënuar me testim bërthamor si përgjigje për sanksionet e sforcuara të Kombeve të Bashkuara.
Në vendin fqinj në Korenë Jugore presidenti Lee Myung ka konvokuar takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të sigurisë nacionale për të diskutuar situatën.
XS
SM
MD
LG