Ndërlidhjet

Kanë: Haneke fitues i Palmës së Artë


Austriaku, Michael Haneke, regjisor i dramës “The White Ribbon” ka fituar çmimin më të lartë në Festivalin e Filmit në Kan.

Haneke fitoi Palmën e Artë të festivalit me filmin bardhë e zi që shqyrton temat e fajit shoqëror, mosbesimin, dhe dënimin në mesin e banorëve të një qyteti të vogël gjerman të rrethuar me tragjedi dhe ngjarje të çuditshme që u shfaqen kur po afrohej Lufta e Parë Botërore.

Vendin e dytë në këtë festival e arriti regjisori francez Xhak Odiard me dramën “A Prophet”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG