Ndërlidhjet

OKI miraton rezolutën për Kosovën


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka përshëndetur votimin e Rezolutës për Kosovën në sesionin e 33 të Këshillit Islamik të ministrave të jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike që po mbahet në Damask të Sirisë.

Në një komunikatë për opinion të Ministrisë së punëve të Jashtme thuhet se “rezoluta në fjalë ka vlerësuar zhvillimet dhe progresin e Kosovës pas pavarësisë, ka përshëndetur rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën, ndërkaq i bëhet thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të ndihmojë zhvillimin e Kosovës”.

"Menjëherë pas kalimit të rezolutës, ministri Hyseni është njoftuar për lajmin nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, për çka ministri Hyseni e falënderon në mënyrë të veçantë atë dhe diplomacinë shqiptare për punën e bërë rreth hartimit të kësaj rezolute si dhe të votimit të saj", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG