Ndërlidhjet

Sejdiu i dërgoi telegram urimi presidentit Köhler


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram urimi presidentit gjerman, Horst Köhler, me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë post.

- Populli i Kosovës do t’i jetë përherë mirënjohës popullit gjerman për mbështetjen e pakursyer dhe të gjatë që Gjermania ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” thuhet, ndër të tjera, në këtë telegram, njoftoi presidenca e Kosovës.

Mëtutje presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosovës “është e vendosur të vazhdojë udhën e saj të pakthyeshme të integrimeve në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në strukturat e tjera evroatlantike dhe, me të drejtë, ajo pret mbështetjen e mëtejme të shtetit mik gjerman”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG