Ndërlidhjet

Pelosi: Ndryshimi i klimës ndikoi raportet me Kinën


Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi, tha se lufta kundër ndryshimit të klimës e ndryshoi kahjen në marrëdhëniet amerikano-kineze.

Pelosi kryeson një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, i cili në Pekin ndodhet për një vizitë pune kushtuar energjisë dhe ndryshimeve të klimës.

Pelosi është kritike e rreptë e gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë dhe avokate e zëshme e mbrojtjes së mjedisit.Vizita e saj në Pekin zhvillohet një javë para përvjetorit të 20-të të shtypjes së dhunshme të protestave prodemokratike në sheshin Tienanmen.
XS
SM
MD
LG