Ndërlidhjet

Turqi: 8 të vdekur nga zjarri në spital


Zyrtarë turq thanë se tetë pacientë të repartit intensiv të një spitali në veri-perëndim të Turqisë kanë vdekur si pasojë e një zjarri, ndërsa disa pacientë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Zjarri, i cili shpërtheu në një spital të qytetit Bursa u shua shpejt.

Hetimet e para lanë të kuptohet se zjarri ishte shkaktuar nga defekti në pajisjet mjekësore.
XS
SM
MD
LG