Ndërlidhjet

Obama: Liri për lideren e opozitës në Mianmar


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama u ka kërkuar sundimtarëve të Mianmarit që “menjëherë dhe pa kusht” ta lirojnë lideren e opozitës Aung San Su Kji.

63-vjeçarja, e cila është fituese e Çmimit Nobel për Paqe, për gjashtë vjet ndodhej në burg shtëpiak, dhe tash përballet me gjykim për shkak se i ka cënuar kushtet e arrestit shtëpiak, kur ka lejuar një amerikan që të qëndrojë në shtëpinë e saj.

Rasti është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, dhe grupet për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG