Ndërlidhjet

Tadiq: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën


Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, tha presidenti serb Boris Tadiq, në një interviste për të përditshmën franceze Le Figaro.

“Ne nuk mund të pranojmë që shqiptarët kanë fituar gjithçka dhe se serbët kanë humbur gjithçka. Kjo është e kundërta e një kompromisi”, tha Tadiq.

Ai, gjatë ditës, pritet që në Paris të takohet me homologun e tij francez, Nikolas Sarkozi.

Tadiq tha se pret që bisedimet mbi statusin e Kosovës të rifillojnë në “një klimë të qetë”.

“Përparësia e madhe mbi të kaluarën është se askush nuk ëndërron për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me dhunë," theksoi Tadiq.

Në intervistë, kreu i shtetit serb, po ashtu theksoi shpresën e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën.
XS
SM
MD
LG