Ndërlidhjet

Klinton: Da ta mbrojmë Korenë Jugore dhe Japoninë


Trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore e kanë shtuar gatishmërisë në nivelin më të lartë, prej vitit 2006, për shkak të tensioneve në rritje me Korenë Veriore, lidhur me provën e saj atomike.

Kjo u bë një ditë pasi Koreja Veriore u kërcënua me sulme ushtarake kundër trupave aleate nëse ato i ndalin anijet e Koresë Veriore, për kontroll lidhur me transporte raketore.

Pheniani, poashtu, është tërhequr nga marrëveshja e vitit 1953, me të cilën ishte ndalur lufta në Kore.

Shtetet e Bashkuara kanë 28 mijë e 500 ushtarë në Korenë Jugore, si siguri kundër Koresë Veriore.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Koreja Veriore ballafaqohet me pasoja për shkak të testit atomik dhe raketor dhe i dënoi ato duke i vlerësuar si kërcënime “provokuese dhe agresive”.

- Dëshiroj t’i theksoj përkushtimet e Shteteve të Bashkuara, që gjithnjë ta mbrojë Korenë Jugore dhe Japoninë. Kjo është pjesë e obligimit tonë si aleat, që ne e marrin seriozisht. Prandaj, shpresojmë se Koreja Veriore do të tërhiqet në kornizën e bisedimeve, tha Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG