Ndërlidhjet

Uashington: Obama takohet me Abasin


Presidenti amerikan, Barak Obama, sot në Uashington takohet me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas.

Para takimit, zoti Abas është takuar me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, e cila tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Izraeli ta ndalë zgjerimin e vendbanimeve hebrenje, pa përjashtim.

Zoti Abas e ka përjashtuar mundësinë e rifilllimit të bisedimeve për paqe, përderisa Izraeli nuk e ndalë ndërtimin e vendbanimeve.
XS
SM
MD
LG