Ndërlidhjet

Rusia kundër sanksioneve ndaj Koresë Veriore


Moska nuk do t’i kundërvihet miratimit të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Korenë Veriore, por kundërshton zbatimin e sanksioneve ndaj këtij vendi, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë Andrej Nesterenko.

“Rusia nuk dëshiron që Korea Veriore të jetë e izoluar dhe konsideron se bisedimet e gjashtë vendeve për programin bërthamor koreanoverior janë rruga e vetme për dalje nga kriza që u thellua pas testeve të fundit të Phenianit”, ka thënë Nesterenko.
XS
SM
MD
LG