Ndërlidhjet

Angela Merkel - liderja më e adhuruar evropiane


Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është liderja më e adhuruar politike nga britanikët, gjermanët, italianët dhe spanjollët. Ky është rezulltati i hulumtimit të opinionit që është bërë publik nga e përditshmja e Parisit “Figaro”, në të cilin në pozitën e dytë gjendet presidenti francez Nikolas Sarkozi.
Sipas kësaj ankete rreth 65 për qind e të anketuarve janë shprehur pozitivisht për Angela Merkel-in, ndërsa për Sarkozin 51 për qind. Pasojn kryeministri britanik Gordon Braun dhe kryeministri spanjoll me nga 45 për qind. Për Silvio Berluskonin mendim pozitiv kanë shfaqur 25 për qind e të anketuarve.
Hulumtimi është bërë në mostrën prej 4040 banorëve të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë.
XS
SM
MD
LG