Ndërlidhjet

SHBA: Zbulohet sistemi më i madh i laserit


Një laborator i armëve në Kaliforni e ka zbuluar sistemin më të madh të laserit në botë.

Sistemi mund të fokusojë 192 tufa rrezesh në një pikë të vogël, duke gjeneruar temperaturë dhe shtypje, për të cilën shkencëtarët thonë se ekziston vetëm në bërthamën e yjeve.

Qëllimi kryesor i sistemit është që të shërbejë si mjet për matjen e sigurisë së arsenalit bërthamor në Shtetet e Bashkuara, por shkencëtarët gjithashtu thonë se zbulimi mund të jetë kthesë në enrgjinë e fuzionit.

Shkencëtarët janë të mendimit se sistemi mund të çojë në zbulime në lëminë e astrofizikës dhe shkencës planetare, duke krijuar kushte që kanë ekzistuar te supernovat, te vrimat e zeza dhe në bërthamat e planeteve gjigante.
XS
SM
MD
LG