Ndërlidhjet

Pakistan: Trupat hynë në qytetin kryesor në Suat


Ushtria e Pakistanit tha se luftëtarët talibanë kanë ikur dhe trupat qeveritare e kanë marrë kontrollin në Mingora, qytetin kryesor në luginën veriperëndimore Suat.

Zëdhënësi i armatës, Atar Abas tha se trupat punojnë për rivendosjen e furnizimeve themelore me ujë dhe gaz në Mingora, kurse ekipet mjekësore dhe furnizimet me ushqim kanë mbërritur në qytet.

Ai tha se prej fundit të prillit kur nisën operacionet në Suat, deri tash kanë vdekur 1.217 talibanë dhe 81 pjesëtarë të sigurisë.

Pohimet e armatës për numrin e talibanëve të vrarë nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, sepse zona është e mbyllur për gazetarë.

Autoritetet thonë se rreth 3 milionë njerëz e kanë braktisur luginën Suat.
XS
SM
MD
LG