Ndërlidhjet

OBSH: Me fotografi kundër pirjes së duhanit


Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Pirjes së Duhanit.

Me këtë rast, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë fushatë që shtetet të nisin të vënë paralajmërime me fotografi në kutitë e cigareve, si p.sh. pamje me dhëmbë të zverdhur dhe tumore, në mënyrë që duhanpirësve t’u tregohen rreziqet nga duhani për shëndetin e tyre.

Bëhet e ditur se paralajmërimet me fotografi i kanë bindur disa njerëz që të ndërpresin pirjen e duhanit.

OBSH thotë se duhani është arsyeja më e shpeshtë që shkakton vdekjen, dhe është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 5 milionë njerëzve në vit.
XS
SM
MD
LG