Ndërlidhjet

Moskë: Policia arrestoi protestuesit


Policia speciale ruse sot ka arrestuar së paku 10 protestues, derisa ata po përpiqeshin të protestonin në Sheshin e Fitores, në qendër të Moskës, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Vlladimir Putin.

Eduard Limonov, lideri i Partisë Kombëtare Bolshevike të ndaluar, ishte në mesin e të arrestuarve.

Autoritetet e qytetit kishin refuzuar lejimin e kësaj proteste, por grupi i zotit Limonov dhe të tjerët, nuk i ishin nënshtruar këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG