Ndërlidhjet

SHBA , Rusia diskutojnë arsenalin bërthamor


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen sot në Gjenevë në raundin e dytë të bisedimeve për ripërtrirjen e traktatit për reduktimin e armatimit bërthamor.

Takimi i parë i ekipeve negociuese për marrëveshjen START, do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura në misionin e Rusisë në Gjenevë.

Bisedimet filluan në Moskë para dy javësh.

Marrëveshja që u nënshkrua në vitin 1991, i obligon të dy palët që t’i zvoglojnë arsenalet bërthamore të tyre, ndërsa skadon në 5 dhjetor.
XS
SM
MD
LG