Ndërlidhjet

Kim Jong-il e cakton djalin për pasardhës


Raportet nga Koreja Jugore thonë se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-il e ka caktuar djalin e tij për lider të ardhshëm të këtij vendi.

Shërbimi Kombëtar i Zbulimit jugkorean, ka refuzuar t’i vërtetojë apo t’i hedhë poshtë raportet nga një ligjvënës jugkorean dhe dy gazeta në Seul.

Sipas këtyre raporteve, regjimi i Koresë Veriore, u ka thënë misioneve të veta diplomatike, që të premtojnë lojalitet ndaj djalit të liderit aktual, Kim Jong-un, që thuhet se është i moshës 20 - 30 vjeçare.

Çështja se kush to ta udhëheqë Korenë Veriore ishte temë e spekulimeve të mediave, pasi lideri Kim
Jong-il, kishte pësuar sulm në zemër vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG