Ndërlidhjet

Zbulohen mbetje të aeroplanit në Atlantik


Pjesëtarë të forcave ajrore të Brazilit gjatë kërkimeve për aeroplanin e zhdukur në Oqeanin Atlantik kanë gjetur diçka që duket të jetë pjesë e aeroplanit.

Një zëdhënës i forcës ajrore tha se “mbetjet e vogla” janë gjetur 650 kilometra në verilindje të ishullit brazilian Fernando do Noronja. Sidoqoftë, ai nuk mundi të konfirmojë se a i takojnë ato pjesë aeroplanit i cili u zhduk gjatë fluturimit nga Rio De Zhanejro për në Paris.

Zyrtarët thonë se aeroplani Airbus A330 kishte në bord 228 pasangjer nga 32 shtete.

Zyrtarë të kompanisë Air France, raportuan për shenja të dështimeve potenciale elektrike dhe nuk përjashtuan mundësinë që aeroplani të ketë qenë goditur nga turbulenca të fuqishme dhe vetëtima, por megjithatë shkaqet e zhdukjes mbesin të paqarta.
XS
SM
MD
LG