Ndërlidhjet

Phenian: Gjykohen dy gazetare amerikane


Korea e Veriut i ka nxjerrë në gjyq dy gazetaret amerikane, të cilat u arrestuan në mars.

Euna Li dhe Laura Ling, u arrestuan pranë kufirit mes Koresë së Veriut dhe Kinës, dhe u akuzuan se ilegalisht kanë hyrë në Korenë Veriore me qëllime “armiqësore”.

Gjykimi mbahet në kohën e marrëdhënieve të acaruara ndërmjet Phenianit dhe Uashingtonit pas provës bërthamore që shteti komunist e kreu javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG