Ndërlidhjet

Hollbruk: Bota t'i ndihmojë Pakistanit


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për Pakistanin dhe Afganistanin, Riçard Hollbruk, u ka kërkuar shteteve evropiane dhe myslimane të ndihmojnë familjet të cilat janë zhvendosur për shkak të konfliktit në rajonin Suat të Pakistanit në mënyrë që të parandalohet një krizë humanitare.

Vlerësohet se 2.4 milion njerëz janë zhvendosur për shkak të ofensivës njëmujore të qeverisë kundër militantëve talibanë.

Hollbruk tha se për të ndihmuar të zhvendosurit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë t’i japin 200 milion dollarë Pakistanit, përveç 110 milion dollarëve për të cilat janë zotuar tashmë.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar 543 milion dollarë, por thonë se pak më shumë se një e pesta e kësaj shume janë marrë deri më tani.

Hollbruk sot vizitoi një kamp për të zhvendosur në veriperëndim të Islamabad.
XS
SM
MD
LG