Ndërlidhjet

OKB paralajmëron për epidemi në Pakistan


Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për mundësinë e përhapjes së një epidemie në radhët e 2.4 milion të zhvendosurve në Pakistan, të cilët u larguan nga rajoni Suat për shkak të ofensivës një mujore ushtarake kundër militantëve talibanë.

Deniell Bejker nga Fondi për Popullsi i KB, tha se me afrimin e sezonit të monsuneve, po rriten shqetësimet rreth shpërthimit të sëmundjeve si infeksionet në frymëmarrje, diareja, malaria dhe meningiti.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar 543 milion dollarë për të zhvendosurit, por sektori i shëndetësisë deri tash ka marrë vetem 11 % të fondeve të kërkuara.

Më herët, emisari special amerikan për Pakistanin dhe Afganistanin, Riçard Hollbruk, tha se për të ndihmuar te zhvendosurit, SHBA-të synojne t’i japin 200 milion dollarë Pakistanit, përveç 110 milion dollarëve për të cilat janë zotuar tashmë.
XS
SM
MD
LG