Ndërlidhjet

Seul: Korea Veriore nuk do të përfitojë nga testet


Presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-bak tërhoqi vërejtjen se vendi i tij nuk do t’i lejojë Koresë Veriore që t’i përdorë testet e fundit raketore dhe bërthamore për të marrë koncesione, dhe se duhet t’u kthehet bisedimeve që synojnë t’i japin fund programit bërthamor.

Paralajmërimet e tij vijnë në kohën kur shtatë vende kyçe ua dërguan qeverive të veta për shqyrtim draft rezolutën e Kombeve Bashkuara me propozime për sanksione të reja kundër Koresë Veriore.

Javën e ardhshme pritet që ambasadorët t’i diskutojnë reagimet nga qeveritë e tyre.
XS
SM
MD
LG