Ndërlidhjet

Obama në Francë në 65 vjetorin e ditës D


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ndodhet në Francë në ndalesën e fundit të tij në turin jashtë vendit.

Obama do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtuese me rastin e 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në brigjet veriore të Francës.

Në 6 qershor, 1944, trupat amerikane, britanike, kanadeze dhe të tjera zbarkuan në Normandi. Invazioni nxiti tërheqjen e trupave naziste në Evropën perëndimore dhe ndihmoi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore një vit më pas.

Gjatë turneut të fundit, Obama vizitoi Gjermaninë dhe Lindjen e Mesme.

Në një fjalim historik në Kairo, Obama bëri thirrje për lidhje të reja me botën myslimane.
XS
SM
MD
LG