Ndërlidhjet

Ish presidenti i kërcënohet me gjyq Ahmadinexhadit


Ish presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanxhani sot lëshoi një deklaratë ku thotë se do ta padisë në gjyq presidentin aktual Mahmud Ahmadinexhad për shpifje gjatë një debati elektoral.

Të mërkurën, Ahmadinexhad e akuzoi Rafsanxhanin, djemtë e tij, dhe zyrtarët tjerë për korrupcion.

Ndërkohë, laureatja iraniane e Çmimit Nobel Shirin Ebadi e ka kritikuar sot presidentin e Iranit Mahmud Ahmadinexhad për presion të "paprecedent" ndaj aktivistëve për të drejtat e njeriut gjatë administratës së tij.

Në një letër të hapur drejtuar presidentit, Ebadi i bën thirrje atij që "të parandalojë shtypjet politike dhe të sigurisë mbi aktivistët", duke thënë se është "për keqardhje që qytetarët iranianë përdoren për pazarllëk ndërmjet qeverisë dhe të huajve".

Ebadi gjithashtu ka kërkuar rihapjen e zyrës së saj për të drejtat e njeriut, e cila u mbyll nga autoritetet vitin e kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG